Sondazhi i fundit i Pulse për Skay Tv përpara votimit të së nesërmes konfirmon avantazhin e fortë të qendrës së djathtë të Nea Dimokratia (36%) kundër të majtëve të Syrizas, me 28, edhe pse ‘hendeku’ midis dy partive kryesore greke është zvogëluar nga 9-10% e anketave të javëve të fundit.

Sondazhi thotë për 7% për Lëvizjen për ndryshime (Kinal, qendra e majtë), 5 % për Partinë Komuniste Kke, 4% për neonazistët e Agimit të Artë, 3% për Diam25 dhe ish ministrin e Financave Yanis Varoufakis dhe 3% për ultranazitët filorus të ‘Elliniki Lysi’ (Zgjidhja greke).

Nëse këto indicje do të konfirmohen në votim, Nea Demokratia do të kishte maxhorancën e saj absolute në parlament, me 155 deputetë nga 300 dhe nëse një nga partitë e vogla nuk do arrinte të kalonte pragun me 3%, maxhoranca do të shkonte në 159.

Të dy liderat, Kyriakos Mitsotakis (Nd) dhe Alexis Tsipras i kane bërë apel zgjedhësve që të shkojnë në votime.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb