Greta Koçi është një ndër këngëtaret më të njohura në vendin tonë. Prej më shumë sesa 10 vitesh ajo është një ndër imazhet që më së shpeshti e shohim në ekranet tona. Por duket se me kalimin e viteve, edhe Greta zgjodhi të mos dilte më shpesh në media, duke ardhur edhe më radhë me produksione të reja. I fundit daton në nisje të tetorit, ku ajo solli hitin e ri, një përzierje me folk.

Por ajo që na ka habitur nuk është muzika e saj, por fakti që Greta është larguar nga Shqipëria. Pasi shijoi verën këtu dhe lançoi këngën e re, bëhet me dije se ajo është larguar drejt Austrisë, ku dhe aktualisht ndodhet. Në rrjetet sociale, këngëtarja poston foto nga Vjena, por si gjithmonë e vetme. Nuk dihen arsyet që e kanë larguar nga vendi i saj, por duket se ajo tashmë e ka mbyllur kapitullin me Shqipërinë dhe është ambientuar me jetën në Vjenë.

Nuk dihet nëse ka qenë një dashuri që e ka tërhequr këngëtaren në Austri, apo ndoshta një karrierë e re, pasi si gjithmonë Greta zgjedh të jetë shumë diskrete në jetën private. Ne shpresojmë që ky largim të lidhet me gjetjen e një dashurie të re dhe shpejt të shohim edhe personin që i realizon fotot në Vjenë këngëtares së njohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb