TIRANE – Greta Koçi për sa i përket jetës private ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe asnjëherë nuk kemi mësuar asgjë për ndonjë marrëdhënie të saj dashurie. E ftuar në “Xing me Ermalin” Greta ka treguar se vazhdon të jetë singëll por jose nuk ka ngacmime nga djemtë.

Këngëtarja shqiptare ka treguar momentin kur është ngacmuar nga një futbollist i kombëtares shqiptare. Pa i zbuluar emrin ajo ka treguar se ai i kishte shkruar për ta uruar për klipin e ri. Me që nëse ishte personazh publik e kishte falenderuar por ai nuk e kishte mbyllur me aq i shkruan sërish pas një muaji.

“Më shkruan për klipin e ri dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thashë faleminderit. U mbyll ajo bisedë. Pas një muaji nga ora 10 e 30 e natës më shkruan ky dhe më thotë që kishte ardhur në Tiranë dhe ishte në një restorant që ka edhe hotel. Hey jam në Tiranë unë, do vish këtu?”.

Greta ka mbetur e shtangur, por nuk e ka lënë pa një përgjigje. Duke qenë se atë natë ishte në humor të mirë, nuk ia ka lënë seen mesazhin, por i ka kthyer përgjigjen e merituar.

“Pse të vij unë aty? Je i sëmurë? Të njoftoj ambulancën? Të është prishur makina dhe të njoftoj policinë”,-i ka thënë Greta. Futbollisti pas kësaj përgjigje nuk ka reaguar. Pas disa orësh, ai i ka shkruar “Më fal se mos jemi keqkuptuar se unë nuk e kisha në sensin e keq”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb