TIRANE

Këngëtarja e njohur Greta Koçi është shpërngulur prej pak kohësh në Austri dhe këtë gjë e tregonin vetë postimet e saj në Instagram.

Këngëtarja është gjithmonë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan shpesh me ndjekësit momente nga përditshmëria. Së fundmi, fansat kanë vënë re se këngëtarja ka arritur një formë të mirë fizike dhe gjatë një ‘interviste’ në InstaStory ajo ka zbuluar se çfarë qëndron pas elegancës së saj trupore.

Greta ka treguar se është bërë vegane, që do të thotë se ka eliminuar mishin, vezët, bulmetin dhe derivatet e tyre.

“Duke mos ngrënë ose më saktë duke ngrënë pak dhe gjërat e duhura. Në fakt jam bërë vegane prej një jave dhe nuk ka gjë më të mirë për shëndetin, por sigurisht dhe për linjat e trupit”, shkruan Greta.

 

05538d8e 9317 4edc 8c73 8ab4d5d950af 155x300
05538d8e 9317 4edc 8c73 8ab4d5d950af 155×300

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: