Analisti Genc Burimi, i ftuar përmes një lidhje “Skype”, në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, tha se protestat e 65 punonjësve të Albcotroll, është një sinjal pozitiv për të ardhmen e Shqipërisë.

Ai tha se edhe punëtorët kanë të drejtë të ngrihen e të protestojnë për të drejtat e tyre, e kjo e drejtë sipas tij, nuk i takon vetëm politikës. Burimi ceku dhe fjalim e ministres Belinda Balluku. Ai tha se sipas tij, ai ishte një fjalim i pa studiuar, pasi përfshin përçarje mes shqiptarëve.

Gjithashtu ai dënoi dhe veprimet e Prokurorisë, e cila ka vendosur të mbajë në paraburgim, tre prej kontrollorëve, të konsideruar dhe si organizatorët e grevës që la të bllokuar për më shumë se 24 orë, Aeroporitin “Nënë Tereza”.

Pjesë nga intervista:

Grusht shteti?

Genc Burimi: Ka shumë raste, është gjë e mirë që më në fund punonjësit ngrihen për të kërkuar të drejtën e tyre. Është gjë e mirë që Shqipëria pasqyron një shtet kapitalist, me rroga të ulëta, për mua protesta është gjë e mirë për Shqipërinë. Nëse Shqipëria do t’i ngjajë Perëndimit, punonjësit duhet të protestojnë. Është normale që ata që ndihen në mëkëmbur të rebelohen.

Si bëhet ndarja, ca duhet bërë?

Genc Burimi: Unë pash dje, reagimin e ministres Balluku, më la një shije të keqe. Në rastin më të mirë, m’u duk një ministre e Erdoganit dhe më të keq, ministre të diktaturës. Është për të ardhur keq, që një vajzë e re, e shkolluar të ketë këtë qasje. Ajo ndërsjellë një kategori shqiptarësh, kundrejt një kategorie shqiptarësh. Politikanët duhet të sigurohet që mes shqiptarëve të mos ketë ndarje. Ajo që bëri ajo ishte nxitje për urrejtje, kjo për mua është e dënuar penalisht. Ky është turp, të thuash që ju merrni 300 mijë lekë dhe ata 4 milionë. Në Francë do të dorëhiqej, një ministre me këtë deklaratë. Ajo thotë që u prek një territor strategjik, thotë që jeni ku ka shumë avionë paguheni mirë, kur s’ka shumë, s’paguheni mirë. Ka shumë kleçka në fjalimin e Ballukut, e pa studiuar mirë. Pika e tretë është kur ia hedh topin në derë opozitës, po pse jo? Ku është gabimi? Rama e bllokon Bulevardin, ka të drejtë, kur preket e drejta, ka edhe njerëz të bllokojnë rrugën, ndërsa kur preket e drejta e punonjësve, ë mbyllin gojës? Ata i çojnë në Prokurori, por prokuroria pse nuk merret me dosjen Becchetti? Kjo tregon që është një Prokurori në çizmen e shtetit. Si të kemi besim në Reformën në Drejtësi. Kjo që ndodhi tregoi që Reforma në Drejtësi është një mit. Kjo është turp. Grusht shteti? E patë ca ndodhi në Turqi, ata gjeneralë që dënoi me burgim të përjetshëm. Këtë do të bëj Edi Rama në Shqipëri? Qeveria të lejojë punonjësit të shprehen lirshëm me greva.

Mendohet se lemi një problem të përgjithshëm me sindikatat, mendoni se e kemi këtë problem?

Genc Burimi: Po, sigurisht. Këta punonjës thyen një tabu të rëndësishëm të rebelohen. Sot në Shqipëri rebelohet vetëm politika, njerëzit e politikës kanë të drejtë të bëjnë greva, ndërsa punonjësit jo. Kujtoni se me PD do të vijnë sindikata? Ëndërrojeni. Shko Edi Rama mburret dhe thotë do të hapim katër aeroporte. Ku i çon mushka, Shqipëria të ketë katër aeroporte, aq e vogël sa është. Kush i paguan këta? Kush i bën punimet në Aeroportin e Vlorës? Shqiptarët do i paguajnë edhe të “Air Albania”. Bravo i qoftë atyre që guxuan dhe bënë këtë grevë. Bravo u qoftë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb