Greva e punonjësve të Albcontrol, ka pezulluar përkohësisht fluturimet në Aeroportin Nënë Tereza.

65 punonjës të kësaj kompanie janë duke zhvilluar një protestë të heshtur, e si pasojë, nuk do të ketë asnjë ulje-ngritje avionësh deri në orën 10:00 të datës 8 prill, pasi nuk ka punonjës në kulla për të kontrolluar.

Ndërkohë, lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në “Twitter”, ai shkruan se sabotimi i aktivitetit në Aeroportin “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet.

Ai thotë protesta po përdoret politikisht që të pengohet ardhja e vaksinave në vend.

Ndër të tjera, Rama shkruan se organizatorët do të përballen me ligjin.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb