Shoqërohen në drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës 9 kontrollorë, që ishin pjesë e grevës në aeroportin e Rinasit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se kontrollorët u shoqëruan pak para mesnate, rreth orës 23:28.

Kontrolloët e Albcontrol hynë në grevë për shkak të stresit që ndienin në punë pas uljes së rrogave të tyre, për shkak të krizës së pandemisë. Po ashtu “BalkanWeb” mëson se prokuroria ka nisur hetimet për rastin në fjalë, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale per te cilen po hetohet lidhet me Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana e oficereve te policise gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes se ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore ne drejtim te evidentimit te rolit te secilit prej personave te përfshire ne kete ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në Rinas, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse nga i vetmi aeroport ndërkombëtar që ka vendi ynë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb