Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Jav딓News 24”, foli mbi grevën e 65 punonjësve të AlbControll. Ajo theksoi se në pretendimet financiare të kontrollorëve nuk ka lidhje shteti, pasi sipas saj, AlbControll është e pavarur në vendimet e saj. Ajo tha se pretendimet e tyre dhe shkresat në drejtim të kryeministrit Edi Rama kanë nisur rreth gjashtë muaj më parë, e sipas saj, nuk i është ulur rroga në një nivel rreth 72% , por më rreth 45%. Balluku theksoi ndër të tejra, se problematika e uljeve të pagave këtë periudhë pandemie po ndodh në shumë aeroporte të botës, e këtu përmendi shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Nga kush është organizuar?

Belinda Balluku: Nga organizatorët të cilët janë para drejtësisë sot.

Thatë ka prapavijë politike…?

Belinda Balluku: Patjetër që ka prapavijë politike sepse është parë përgjatë gjithë kohës që ka referenca politike nëse kjo qeveri do të qëndrojë. Pra nëse kontrollorët e trafikut ajror janë të interesuar për pagat nuk i intereson se cila qeveri është sepse nuk marrin asnjë gram lekë nga qeveria. Nuk kanë marrë kurrë. Kontrollorët e trafikut ajror kanë një marrëdhënie të pastër me kompanitë ajrore.

Po mirë, meqë kjo është një punë tepër e rëndësishme dhe shumë specifike, nuk mund të paguhen nga shteti? Nuk e meritojnë këtë?

Belinda Balluku: Nuk janë paguar dhe nuk e meritojnë pasi nuk kanë lidhje me shtetin. Albcontrol nuk paguan asgjë në shtet dhe shteti nuk paguan asgjë tek navigimi ajror dhe ky është një nga parimet e aderimit. Kjo është një gjë që duhet mbyllur njëherë e mirë dhe nuk mund të vazhdohet të behet kështu. Askush nuk mund të bëjë analistin e navigimit ajror. Pra është një marrëdhënie e pastër, e qëruar e cila ka kriteret e aderimit si anëtar i Eurocontrolit. Shtetet nuk lejohen të kenë asnjë lidhje financiare me navigimin ajror, janë të pavarur dhe është i qartë parimi. Ti përpunon 10 avionë dhe merr para për 10 avionë. Ti përpunon 200 avionë dhe merr para për 200 avionë. Nga do vijnë këto para? Kur dëgjoj avokatin që thotë: të kishte marrë shteti kredi. Nuk ka lidhje shteti në këtë proces. Të dëgjosh kontrollorët…ju thashë nuk e mbështes këtë rrjedhje informacioni në media, por të shikosh tekstet në të cilat shkruhet: Do iki qeveria, do vijë qeveria. Këtu është një prapaskenë e pastër politike sepse kontrollorëve të trafikut ajror nuk duhet t’u interesojë kurrë nëse ikën apo vjen një qeveri. Puna e tyre është pastërtisht profesionale e lidhur me ajrin dhe ndërkohë paguhen nga kompanitë ajrore që unë nuk di të jenë të lidhura me politikën dhe qeverinë.

Në letrat që kontrollorët i kanë dërguar kryeministrit, janë tre të tilla, ka rreth një vit që shkruajnë problemin e tyre…

Belinda Balluku:</strong Nuk ka rreth një vit sepse vendimi është marrë në 24 Prill. Reagimet kanë nisur vonë pas verës. Kështu që nuk është një vit por flasim për gjashtë muaj, megjithatë…. Dakord. Mbetemi tek 3 letrat dërguar kryeministrit prej të cilit kontrollorët thonë që nuk kanë marrë një përgjigje. Sikurse thonë për pagesat se nuk është vepruar në të njëjtën mënyrë me vendet e tjera të Bashkimit Europian, pra ku paga nuk është ulur me 72% siç shkruajnë në letër ata. Z. Muhin Mezini që është edhe një nga organizatorët e ka patur pagën 444 mijë e 203. Ndërkohë që sot merr 249 mijë e 402. Pra është rreth 45%. Unë e kuptoj që këta kontrollorë pasi u përballën me të gjithë opinionin publik nuk i shpëtuan dot askujt se të gjithë e kanë një lidhje me ajrin. Edhe dikush që është sëmurë, edhe dikush që udhëton, edhe dikush që pristë vaksinën. Pra impaktuan të gjithë vendin, dhe jo vetëm të gjithë vendin por edhe marrëdhëniet tona me jashtë, tëhuaj që vijnë në Shqipëri apo diplomatë etj. Dhe çfarë ndodhi? Ndodhi që i duhet të mbrohen. Ulja në Republikën e Shqipërisë e pagave, dhe është një proces i brendshëm i kompanisë që nuk ka të bëjë më kryeministrin. Nuk ka të bëjë me askënd. Ka të bëjë me brenda kompanisë, aq para sa merren. Ajo kompani merr aq para sa ka deklaruar që i duhen. Dhe për shkak të pandemisë deklarimi i vitit 2020 ra poshtë dhe sigurisht u ripanë edhe njëherë të gjitha tarifat. E dini ju që është marrë një kredi nga Eurocontroli për të gjitha agjencitë e navigimit dhe vetëm kështu është mbajtur me pagesë çdo punonjës. Duhet të kuptoni diçka. Ju lutem referojuni vendeve të tjera, referojuni Maqedonisë së Veriut që është shteti ynë fqinj dhe ka pot ë njëjtën problematikë. I ka rënë trafikur me 44-45% dhe i kanë ulur pagat me 35%. Shqipërisë i ka rënë me 57% dhe i ka ulur me 45%. Është komplet e njëjta skemë e përdorur në të gjitha agjencitë. Ky nuk është një gjyq publik dhe nuk i takon më askujt. Një kompani e cila funksionon me vetëfinancim. Kontrollorët e trafikut ajror janë pa kushte të kthyer dhe sot po punojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb