KORCE- Bllokohet sërish Pika Kufitare e Kapshticës. Shkak është bërë greva e përsëritur e fermerëve grekë. Për këtë arsye kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të jetë i mbyllur prej orës 11:00 të ditës së sotme deri në orën 17:00.

Kjo nuk është e para herë që protestat në Greqi sjellin bllokimin e punës në doganën e Kapshticës. Edhe më 29 janar dhe 8 shkurt, dogana u paralizuar për disa orë për shkak të grevës në shtetin fqinj.

Fermerët grekë prej rreth 20 ditësh kundërshtojnë reformat e qeverisë Tsipras, që lidhen me pensionet dhe sistemin e taksave. Mënyra e protestës që kanë zgjedhur fermerët grekë është bllokimi i akseve kryesore rrugore, veçanërisht në Greqinë e Veriut, me traktorët bujqësorë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: