Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me grevën e kontrollorëve të Albcontrol në aeroportin e Rinasit, duke bërë kështu pezullimin e fluturimeve. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Gjosha thekson se kontrollorët e Rinasit nuk mund të trajtohen si specialistët e Ministrive pasi e kanë të veçantë për profilin e punës që kryejnë.

Sipas saj bllokimi i punës në aeroport, tregon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverisje, por dhe autoritarizmi e saj.

REAGIMI I GJOSHËS
Bllokimi i Rinasit tregon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverisje, por dhe autoritarizmi e saj. Kontrollorët e Rinasit nuk mund të trajtohen si specialistët e Ministrive pasi të veçantë për profilin e punës që kryejnë.
U duhen 4 vjet të marrin një licence ndërkombëtare dhe vit për vit bëjnë testime teknike dhe psikologjike. T’i largosh nga puna me një telefonatë është e paimagjinueshme!
Akoma më e paimagjinueshme është që pas 8 vjetësh qeverisje per një problem kaq banal të thuhet akoma pa lidhje “është faji i Saliut”.
Në 25 Prill duhet ta largojmë sa më parë të paaftët dhe ata që mendojnë se pushteti është një mjet për të goditur qytetarët!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb