Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën e kontrollorëve të Albcontrol, që ka paralizuar fluturimet në aeroportin e Rinasit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili thekson se koha e Kushtetutës dhe ligjit po gjëmon.

Mes të tjerash Vasili mes ironisë thekson se; “Rampalla beri qesharake Ushtrinë, qe lufton me armiq imagjinare dhe përdoret sa here qe i hyn lepuri ne bark.”

REAGIMI I VASILIT
Koha e Rampallës ka mbaruar!
Koha e Kushtetutes dhe ligjit po gjemon.
Rampalla beri qesharake Ushtrine, qe lufton me armiq imagjinare dhe perdoret sa here qe i hyn lepuri ne bark.
Koha e kthimit te dinjitetit te Ushtrise po buçet.
Rampalla e beri armike te qytetareve policine sa here qe frika i merr shalët.
Koha e kthimit te Policise ne mike te qytetareve dhe ligjit po bubullin.
Rampalla eshte kryefjala e frikacakeve dhe batakçinjve pa atdhe.
Referendumi mbarepopullor i 25 prillit eshte kryefjala e te rinjve dhe rejave, e burrave dhe grave, qe s’ju dridhet syri dhe per atdheun japin gjithshka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb