TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë apel qeverisë dhe grevistëve naftëtarë në Ballsh për të dialoguar për zgjidhjen e çështjes së tyre.

Në konferencën e sotme për mediat, ky ka qenë mesazhi i parë i Kreut të Shtetit i cili tha se zgjidhja duhet të vijë sa më parë pa u përshkallëzuar situata me pasoja për shëndetin e grevistëve.

“Apel për qeverinë dhe për grevistët, zonjat e ngujuara në një grevë urie dhe për naftëtarët për të dialoguar sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshme , më të arsyeshme pa u përshkallëzuar kjo situatë me pasoja për shëndetin e grevisteve. Është sh e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje për ndërmjetësim dhe për trajtim njerëzor të kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare para se të kemi pasoja për shëndetin e tyre”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb