Kejdi Mehmetaj ka reaguar për grevën e punëtorëve në Poçem ku kujton premtimet që i bënte Rama në 2013 kur kërkonte vota.

Ish- deputetja e LSI duke publikuar edhe lajmin e Balkanëeb komenton se askush nuk interesohet për punëtorët e nënstacionit elektrik dhe pompimit të naftës në Poçem të cilët janë në ditën e tretë të grevës së urisë kurse kanë 27 muaj pa marrë pagat.

Mehmetaj kujton se Rama në 2013 kur kërkonte votat pë të ardhur në pushtet i premtoi paga të larta, kushte më të mira pune dhe madje që Uzina e naftës në Ballsh do të vihej e gjitha në punë si ndërmarrje shtetërore. Sipas saj sot pas 7 vitesh qeveria as që interesohet për ta.

STATUSI I KEJDI MEHMETAJT

Kur Edi Rama kërkonte votat në 2013-ën u premtoi naftëtarëve paga të larta, kushte më të mira pune dhe madje që Uzina do të vihej e gjitha në punë si ndërmarrje shtetërore. Ndërkohë, naftëtarët kanë 27 muaj pa marrë pagat, personeli është shkurtuar dhe banorët që jetojnë mbi tokën naftëmbajtëse jetojnë në varfëri, pa infrastrukturë e pa kushte.

Ku është sot qeveria dhe Edi Rama? Pse nuk veprojnë? Askush nuk po interesohet as për jetën e këtyre naftëtarëve që prej dy ditësh janë në grevë urie edhe pse protestat e tyre kanë zgjatur për më shumë se një vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb