TIRANE

Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ka kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë, vetëm për personelin akademik të FHF. Kjo kërkesë vjen një ditë pasi Asambleja e përgjithshme e pedagogëve doli me 6 vendime, ku përfshihej ngritja e një sindikate për mbrojtjen e tyre si dhe një grupi pune për Ligjin e Arsimit të Lartë.

Pedagogët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin prej ditësh tashmë, deri në plotësimin e kërkesës së tyre, atë të rrëzimit të Ligjit të Arsimit të Lartë.

Thirrje për seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së FHF-së

51178860 2308589345866044 498918798561116160 N
51178860 2308589345866044 498918798561116160 N

Drejtuar: personelit akademik të FHF-së

Vendimi nr.2

Mbështetur në nenin 41, pika 3, të Ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Nenin 45, pika 3 të Statutit të UT-së, vendosa:

Thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Asamblesë së FHF-së, me rend dite, situata në FHF dhe propozimi i zgjidhjeve. Kërkohet prania e gjithë personelit akademik.

 

Vendimet e Asamblesë dje

  1. Rikonfirmimi i kërkesave të bëra më herët
  2. U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë.
  3. I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konseguent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit)
  4. Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist.
  5. Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin.
  6. Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb