Kompania me kosto të ulët “Ryanair” njoftoi anulimin e 250 fluturimeve në nisje dhe në mbërritje në Gjermani, pasi pilotët e saj gjermanë janë solidarizuar me grevën europiane të premten.

Më parë, kompania irlandeze njoftoi anulimin e 146 fluturimeve për shkak të grevës së pilotëve më 10 gusht në Suedi, Belgjikë dhe në Irlandë. “Ryanair” gjatë një konference shtypi në Frankfurt premtoi se rreth 85% e 2 400 fluturimeve të saj do të mbulohen gjithsesi atë ditë, por pa specifikuar numrin e përgjithshëm të pasagjerëve të përfshirë nga kjo lëvizje sociale që vjen në pikun e periudhës së pushimeve verore.

Drejtori i marketingut të “Ryanair” Kenny Jacobs shprehu keqardhje për vendimin e sindikatës “Vereinigung Cockpit” për një grevë që nuk ishte e nevojshme.

Sindikata gjermane e pilotëve njoftoi se do t’i bashkohej lëvizjes së grevës europiane, duke akuzuar kompaninë irlandeze për mungesë vullneti në negociatat për pagat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb