Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar për grevën në Ballsh dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore të naftëtarëve të rafinerisë.

Sipas partisë së Agron Dukës, naftëtarët janë dëshmia varfëruese e korrpusionit në Shqipëri dhe kapjes së shtetit.

Në reagimin zyrtar, PAA thekson se borxhet e papaguara ndaj naftëtarëve janë fitimet e hajdutëve me pushtet të kompanisë,  dhe kërkon që kompania mos lejohet të bëjë asnjë blerje përpara pagimit të përmuajshëm të pagave, sigurimeve shoqërore dhe detyrimeve të taksave dhe tatimeve.

 

DEKLARATA ZYRTARE NGA PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE

ZYRA E SHTYPIT

Deklaratë për Shtyp

Partia Agrare Ambientaliste: Naftëtarët e Ballshit janë dëshmia varfëruese e korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Është e pamundur që pronarët sipërfaqësorë të uzinës së Ballshit të lënë pa paguar për disa muaj dhe vite naftëtarët për pagat dhe sigurimet shoqërore, pa kurruptuar personat përgjegjës deri tek ministrat përkatës.

Asnjë kompani publike dhe aq më pak private nuk mund të vazhdojë aktivitetin pa paguar detyrimet ndaj punonjësve.

Kompania nuk mund të bëjë asnjë blerje përpara pagimit të përmuajshëm të pagave, sigurimeve shoqërore dhe detyrimeve të taksave dhe tatimeve.

Borxhet e pa paguara ndaj punonjësve janë fitimet abuzive të hajdutëve me pushtet të kësaj kompanie.

Zyra e Shtypit PAA

Pёr Kontakt:

Tel.00355682035325

E-mail: [email protected]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb