Grevat e punëtorëve për paga më të lartë në Gjermani ka shkaktuar bllokimin e një aeroporti në Berlin.

Nga grevat janë prekur disa sektorë por më tepër ai i fluturimeve. Vetëm në aeroportin e Brandenburgut në Berlin, janë anuluar rreth 300 fluturime.

“Pasagjerëve të prekur u kërkohet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për informacion mbi rezervimin dhe opsionet alternative të udhëtimit”, thotë aeroporti në një deklaratë.

Punonjësit e sigurisë dhe kompania që drejtonte aeroportin, ishin në grevë për një mosmarrëveshje pagash.

Por ky nuk është telashi i vetëm për këtë aeroport. I hapur në 2020 me vonesa për shkak të ndërtimit të ngadaltë, vuan dhe shumë borxhe.

Protesta po mbahen edhe në Britani, Francë dhe Itali, ku punëtorët kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta për të përballur rritjet e çmimeve dhe inflacionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb