Rreth 70 të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel kanë refuzuar ushqimin që ofrohet nga institucioni që prej drekës së djeshme. 25 të dënuar e bënë këtë që të enjten ndërsa sot janë bashkuar edhe 45 të tjerë.

Mësohet se të burgosurit e kanë refuzuar ushqimin e institucionit në shenjë proteste për numrin e ulët të takimeve mujore me familjarët.

Për shkak të pandemisë në institucionet e vuajtjes së dënimit është lënë vetëm një takim në muaj me familjarë të afërt, ndërsa të burgosurit kanë edhe mundësinë që të lidhen me Skype me to. Para pandemisë ka pasur 4 takime me familjarët në muaj. Për shkak të pandemisë i ndërprenë dhe ishin vetëm online ose zoom, ndërsa tani i kanë kthyer vetëm 1 herë në muaj. Të dënuarit kanë kërkuar rikthimin e takimeve me të afërmit.

Burime pranë IEVP Burrel bëjnë me dije se tjetër kërkesë e të burgosurve është edhe zgjerimi i rrethit familjar për takime, që të përfshihen edhe kushërinjtë e jo vetëm ata të trungut familjar. Ndërkohë autoritetet po negociojnë me të dënuarit që t’i rikthehen normalitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: