U bë fjala kyç e përshkrimit të situatës në Greqi muajt e fundit, por “Grexit” nuk ndodhi. E tani, fjala e cila iu referua daljes së mundshme të Greqisë nga Eurozona, është një nga fjalët që i është shtuar së fundmi fjalorit elektronik të Oksfordit.

Tre fjalë të tjera që iu bashkuan zyrtarisht “OxfordDictionaries.com” ditën e enjte, duke përditësuar kategorinë e frazave popullore janë: brainfart (lapsus momental i trurit), manspreading (burrat që kërkojnë më shumë vend në transportin publik, duke u ulur me këmbë tepër të hapura) dhe hangry (një gjendje e keqe humori, e cila krijohet nga uria), raporton ‘Reuters’.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: