Eros Grezda ishte një nga lojtarët më të mirë sot në fushën e lojës. Anësori i kombëtares shqiptare në përfundim të sfidës është shprehur se përfaqësuesja luajti shkëlqyeshëm.

“Mendoj se ishte një ndeshje pozitive për të gjithë skuadrën, jo vetëm për mua personalisht. Treguam që dimë të luajmë futboll, duke prodhuar raste për gol. Edhe në Spanjë e treguam një gjë të tillë, por fati nuk ishte me ne.

Trajneri nuk ka folur shumë me mua, por po kaloj një formë të mirë. Më vjen keq që u helmova në Maqedoni dhe humba atë takim, por po bëj gjithçka për ta shpërblyer në maksimum besimin që më ka dhënë trajneri.

Pastaj, gola apo asist, kjo është puna ime. Doja të befasoja Bufonin tek ajo goditja nga jashtë zone, por ai është portieri më i mirë në botë”, – deklaroi Grezda për “Supersport”. I pyetur se ku ndihet më mirë në fushë, ai theksoi se roli i tij i preferuar është si mesfushor krahu dhe jo në sulm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb