TIRANË

Nënkryetarja e PD Grida Duma zhvilloi sot homazhe në ambjentet e Kuvendit, në nderim të poetit dhe ish-deputetit, Bardhyl Londo.

Përmes një postimi në facebook, ku ndan vargjet e shkrimtarit Londo të dhjetorit 1990, Duma etiketon London mendimtar, shkrimtar e personalitet politik.

Postimi i plotë:

Ditën që u formua Partia Demokratike
Mbaruan duartokritjet
thirrjet entuziaste,
u ulën krahët me “V”-të e gishtërinjve në erë.
Pastaj filloi shiu,
si për të na kujtuar se këpucët na fusnin ujë,
e lata e druve duhej prerë…
Dhjetor, 1990
Bardhyl Londo
Homazhet e përcjelljes së mendimtarit, shkrimtarit, personalitetit edhe politik, Bardhyl Londo!
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb