Grida Duma teksa shfaqet një foto ku ende nuk kishte mbushur 1 vjeçe, rrëfen se ka qenë një fëmijë i heshtur. Tregon se ka qenë dhe është shumë detajiste, kërkesën ndaj vetes e ka shumë të lartë, gjë të cilën e ka trashëguar nga e ëma. “Performanca e lartë nuk vjen si pasojë e fatit, por si pasojë e kërkesës së lartë që ke ndaj vetes”, shton ish-deputetja dhe kandidate per deputete.

Grida Duma flet për marrëdhënien shumë të mirë që ka me motrat e saj, është shumë e lidhur me to. Ndërkohë tregon që i ngjan të dy prindërve, ku në foton që stafi i ka përzgjedhur, duket qartë së Grida bukurinë e ka të trashëguar nga të dy prindërit. Ajo flet me shumë dashuri për ta, dhe thekson më tepër se bukurinë, te babai pëlqen atë që ai përfaqëson. Grida e cilëson babanë e saj të mrekullueshëm dhe shumë jetësor.

E ndërsa tregon që është një motër dhe një bijë protektive, rrjedhimisht është edhe një nënë e tillë. Grida Duma thekson se kur vjen në jetë një fëmijë nuk ke mundësi të dështosh, ndërkohë pranon që pas lindjes së djalit ka ndryshuar plotësisht, është bërë më e dashur. Ndër të tjera tha se ai i ngjan shumë, është ambicioz dhe kërkon shumë nga vetja, por për të si nënë është e rëndësishme që ai të rritet mirë shpirtërisht dhe me vetëbesim.

Një moment shumë i bukur dhe i veçantë ndodhi në “Dola te Ola”. Grida Duma së bashku me moderatoren kënduan me vëllezërit korçarë “Kur të jesh mërzitur shumë”.  Ish-deputetja nuk i tha “Jo” ftesës së Endrit dhe Stefit duke ia shtuar magjinë dyshes, që nuk zhgënjejnë asnjëherë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb