Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme në Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Gjatë kësaj mbledhje Grida Duma u shpreh se akti normativ për kompensimin e çmimeve rrezikon të kthehet në një akt klientelist.

Nuk ka munguar edhe ndërhyrja e Anila Denaj, e cila shtoi se ky diskutim mbaron sot dhe se askush nuk mund të pengojë asnjë kontratë që ka lidhje drejtpërdrejt me punësimin.

Pjesë nga debati:

Grida Duma: Të marrim vendime me prioritet, ky është diskutimi. Këto që kanë fituar 80% kanë marrë fondin limit

Bejtja: Nuk është e vërtetë se nuk kanë filluar

Grida Duma: Kanë marrë penaliteti që s’kanë filluar.

Bejtja: Ja heqim, pra nuk po i japim lekë. Është situatë objektive madhore. Kriza që kemi është situatë e veçantë. Në po japim ndihmë për shtatë materiale bazë

Grida Duma: Për kompani të mëdha.

Denaj: Qeveria ka sjellë më parë paketa, mund të sjellë të dytë. Kur të jetë Ministri i Financave këtu mund ta diskutojmë… Tani në këtë Komision duhet t’i lëmë të përgjithshmet.

Grida Duma: Arsyeja pse kemi debat, jam e bindur që ju e kuptoni.  Teknikisht e di që kjo tryezë nuk ka mundësi të ndjekë çdo kontratë…Përfaqësuesi i qeverisë tha kaq, para ka ky vend, të mos jemi ëndërrimtar. Meqë kemi 1.4 mln në tre vite, nëse kemi këtë buxhet sepse këtë mundësi kemi, nëse i çojmë 0.5 për oligarkët, çfarë mbetet për të tjerët…Ky që është në qeveri kujdeset fillimisht për oligarkët…

Grida Duma: E marrin me klientelizëm oligarkët e qeverisë.

Bejtja: Jo pra, ua thashë.

Duma: Kompanitë s’kanë hallë, kanë shumë dhjamë. Këtu ndahemi,. Ne ndahemi në prioritete.

Denaj: Ky nuk është akti i parë që vjen në ndihmë.

Grida: Një akt që rrezikon të jetë klientelist dhe ti japë ca njerëzve paratë qytetarëve të varfër.

Denaj: Ne jemi për dhënie mendimi për të punësuarit…

Grida Duma: Kjo dëgjesë do të vijojë pasi të vijnë dokumentet zyrtare.

Denaj: Ju s’mund të pengoni një Komision për dhënie mendimi. Ne sot do ta kalojmë. Ky diskutim mbaron sot, s’mund të mbani asnjë kontratë me qytetarët që ka lidhje drejtpërdrejt me punësimin…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb