DURRËS- Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma në vijim të takimeve elektorale, bashkëbisedoi me banorët e fshatit Romanat mbi programin e saj për zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës së zonës. Duma tha se pas 21 qershorit, do të ketë një model tjetër pune nga ai i bashkisë së sotme, me projekte që do të sjellin zhvillim.

“Të bësh rrugët me taksat është detyra e secilit. Problem është se çfarë lloj rruge bën. Problemi është a ke shpërdoruar apo jo me ato taksa. Problem është nëse ato taksa, pasi ke bërë rrugë, kanë sjellë zhvillim ?! Asnjë nga këto të treja nuk kanë përgjigje në bashkinë e sotme të Durrësit. Ai është një model i dështuar i zhytjes së qytetit në atë që është grumbullimi i betonierës së vetë dhe i zhytjes së qytetit në atë që është varfërimi dhe papunësia”, tha Duma.

Kandidatja demokrate premtoi se fondi i garancisë do të mbështesë çdo fermer.

“Ajo që ju siguroj është që pas momentit që do marrim bashkinë të madhe do të vlejë të merresh me bujqësi sepse 30% të subvencionimit dhe fondit të garancisë do ta japë bashkia për çdo projekt fermeri në bujqësi dhe blegtori”, u shpreh Duma.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: