Ish-deputetja demokrate Grida Duma komenton qëndrimin e ndërkombëtareve lidhur me situatën politike në vend.

“Cilët ngandërkombëtar nuk na kanë mbështetur? Ata që po japin sinjale të qarta që Shqipërisë nuk i hapen negociatat për vitin e pestë? Në 2014, morëm statusin e kishim lënë situatën plotësisht gati. Nga 2014 në 2019 thuhet cdo vit do hapen negociatat, nëse nuk caktohet datë, nuk kemi hapje negociatat, nëse thuhet nga shtatori, tetori nëntori, kemi rimendim, rivlerësim, rivendim. Nuk ka hapje negociatash prej 5 vitesh. Dhe prej 5 vitesh po jepet sinjali i qartë që problematike më e madhe e Shqipërisë është që Shqipëria është bërë portë e krimit ndërkombëtar. Te jeni të bindur, qëndrimi i Brukselit arrihet vetëm me arritjet ose jo të qeverisë, nuk dënon njeri opozitën.” -theksoi Duma.

Për ish-deputeten demokrate, Grida Duma një kryeministër është i rënë, nëse nuk mund të sigurojë dot zhvillimin e zgjedhjeve.

“Ditën e parë që do shikoni shenja të vullnetit politik nga maxhoranca, qeveri e tyre, me një kryeministër të tyre ndoshta, nuk ka rëndësi fare kjo, e rëndëshishme është individi. Është i detyruar ta bëjë, për përgjegjësinë që ka, për krizën që është. Për faktin që nuk mbahet me zor, dhe në rast se nuk e bën cështja që do të përballet më pas do jetë shumë herë me e keqe se sa kjo. Dhe kjo nuk ka të bëjë as me kërcënimin fizik, as me kërcënimin e destabilitetit të vendit, ka të bëjë ju siguroj që një kryeministër sikur vetëm një cast ta mendojë që nuk mund  të sigurojë zhvillimin e zgjedhjeve është i rënë vetë.”- përfundoi Duma.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb