Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Kavajë, Grida Duma, është takuar këtë të martë me një nga biznesmenët e qytetit.

Pronari i saj, i quajtur Altin, i ka treguar Grida Dumës vështirësitë që hasin çdo ditë, kur ndër më kryesoren renditi çmimin e lartë e energjisë.

“Biznesi është në vështirësi ekstreme dhe problem më i madh në biznes është barra fiskale në çdo veprim që ne ndërmarrim. Rinia po largohet me të drejtë. Kemi 30 vite në biznesin e mobilierisë. Kur rritesh me kulturën e punës është shumë mirë por vështirësi janë pambarimisht prej disa vitesh mes taksave, tatimeve, çmimit të energjisë dhe së fundmi edhe të rinjtë që largohen se nuk shohin shpresë…”, u shpreh pronari i mobilierisë.

Ndërkohë, Grida Duma ka treguar planin që ka PD për të rinjtë dhe bizneset, ku ka theksuar se për të rinjtë, Partia Demokratike ka në plan të rrisë pagat.

“Rritja e pagave është hapi më emergjent që të kthejmë të rinjtë në vend e të mbështesim bizneset që të zhvillohet. Duhet të rrisim konsumin ekonomik sepse çdo gjë shkon më pas në drejtimin e duhur. Nuk duhet të tolerojmë jetesë në ekstremet e vështirë për qytetarët se në këtë formë vrasim të gjithë sistemin ekonomik në vend”, u shpreh Grida Duma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb