Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka zhvilluar një takim me disa ish-të përndjekur politikë, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Duma thekson se këta persona kanë vuajtur shumë, ndërsa shton se janë ata që dinë të falim më shumë.

Sipas demokrates, më 25 Prill vjen ndryshimi dhe dhimbja e viteve të shkuara do të lehtësohet nga një e ardhme me shpresë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

REAGIMI I DUMËS
Burra të mençur që vuajtja i ka falur peshën e fjalës, takim me të përndjekurit politik.
Ata që kanë vuajtur më shumë, pikërisht ata dinë të falin më shumë.
Ata që janë përkëdhelur padrejtësisht e kanë përfituar më shumë, pikërisht ata ankohen e viktimizohen edhe hakmerren më shumë.
Kush njeh sakrificat dhe dhimbjet e vjen nga një familje e mirë fisnikërohet e bëhet më bujar dhe patriot.
“Historia është e dhimbshme, Shqipëria udhëhiqet nga një njeri që nuk njeh fenë e atdheun. Prandaj nuk marrim vëmendje se kemi këtë”.
Më 25 Prill vjen ndryshimi dhe dhimbja e viteve të shkuara do të lehtësohet nga një e ardhme me shpresë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb