Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla që të respektohen personat që flasin në foltore dhe të mos ketë ndërhyrje nga deputetët.

Ai tha se në të kundërt, kryetarja e Kuvendit të marrë masa ndëshkimore. Por, teksa thoshte këtë deklaratë, ndërhynte deputetja e PD, Grida Duma. Balla i është drejtuar me fjalët “mos bëj” zhurmuesen”, duke kërkuar që të respektohen personat që marrin fjalën.

“Më vjen keq që një zonjë si ju bën zhurmuesin kur unë flas për një çështje procedurale. Mirë është të lexosh rregulloren. Zonja është duke thyer rregulloren, unë kërkoj që të merrni një masë disiplinore. E para u ti je prova më e mirë e faktit që në këtë Kuvend nuk flet një deputet sepse futet një zhurmues si puna jote dhe G të tjera që bëjnë zhurmë”, tha Balla.

Më tej ai shtoi:

“Rregullorja e Kuvendit thotë se fjala jepet kur e përcakton kryetarja. Rregullorja ka disa masa. Kur ju flisni zoti Basha ne nuk bërtasim, ulërasim apo ngrihemi në këmbë. Këto masa përcaktohen me masa disiplinore. Unë po ju them që ka nevojë për një respekt të ndërsjelltë. Kjo seancë duhet të ndërpritet të merren masa e më pas të vijojmë. Kryeministri, apo çdo deputet që merr fjalën duhet të falsi se sa duhet. Kur foli kryetari i opozitës, asnjë deputet i PS nuk reagoi, nuk u ngrit dhe kjo ka të bëjë me librin themelor që bën marrëdhënien”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb