TIRANE– Në një kohë që në Kuvend, pritet të zgjidhet kryeprokurori i ri i përkohshëm, protesta e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD, Grida Duma u bëri thirrje protestuesve të hyjnë brenda në Kuvend dhe sipas saj të nxjerrin parlamentarët.

“Sot ata duan t’ju varin dhe ju po prisni të futeni brenda, ajo sallë është e juaja, është duke pritur të hyni brenda. Situata ka shkuar aty ku nuk mban më, është në detyrën tonë mos lejojmë asnjë minutë të kalojë më. Sot kërkohet nga ju qëndresë. Boll më.”- tha Grida Duma.
grida duma
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: