DURRËS- Kandidatja për kryetare të bashkisë së Durrësit, Grida Duma u takua me shoqatën e personave që nuk dëgjojnë. Në këtë takim të përzemërt, të cilin ata nuk e kishin realizuar asnjëherë me kryetarin e bashkisë, Duma u shpreh se ata do të kenë një qendër të posaçme për aktivitetet e tyre si dhe do të jenë të përfaqësuar. Duma u shpreh se do të punojë fort edhe për punësimin e tyre.

“Kemi ardhur për të qenë bashkë sepse një pjesë e madhe e suksesit është që në mënyrën se si do bëjmë bashkinë e re të Durrësit, të jenë të përfaqësuar të gjithë. Duhet të keni së paku një qendër ku mund të qëndroni, të organizoheni dhe të kryeni aktivitetet tuaja. Kjo qendër do të ketë një fond midis 150-200 mijë euro vetëm për projekte që kanë të bëjnë me qendrën. Nëpërmjet projekteve, do ta gjeni veten në ekzekutimin e plotë të vendimeve të bashkisë. Propozoj që sipas vendimit që të merrni vetë një apo dy përfaqësues nga ju të jetë pjesë e Senatit të Durrësit”, tha Duma.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: