Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka vizituar këtë të shtunë fermën e një banori në Rrogozhinë.

Gjatë bisedës me Grida Dumën, fermeri ka shprehur të gjitha problematikat që ndeshet çdo ditë, ku ndër më kryesoren përmendi mungesën e subvencioneve.

Një tjetër problem të cilën shfaqi fermeri ishte mungesa e investimit në infrastrukturë e cila ndikon drejtpërdrejt tek fermerët e zonës.

“Kam dy tufa e më duhet të vij vërdalle vetëm për një nënkalim. Është mbyllur nënkalimi që në vitin 2016 e na ka bllokuar çdo aktivitet. Më duhet të ndajë tufën e dhenve në dy tufa vetëm për një neglizhim të autoriteteve. Një herë të vetme kam marrë subvencion në kohë të Berishës sot edhe pse kam 300 krerë krijojnë ec e jake që të jetë e pamundur”, tha ai.

Grida Duma theksoi se fermerit do t’i rikthehet subvencioni i drejtpërdrejt.

“Ne do të rikthejmë subvencionin e drejtpërdrejt për krerë, për dynymë dhe për mjete bujqësore. Nuk do të ketë më me aplikim. Kemi marrë vendim. Vetëm kartë identiteti, pa NIPT, drejtpërdrejt vetëm për njësi, për dynym sa ke, pa aplikim”, tha Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb