TIRANË- Negociatat e Partisë Demokratike me aleatët e saj po ecin me integritet. Kjo gjë është pohuar nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, e cila ka shprehur vlerësimin maksimal për emrin e Agron Dukës, për të cilin Partia Republikane po këmbëngul si kandidatura më e mirë për bashkinë e Durrësit.

Duma tha se me aleatët po kërkohet një gjuhë që çon drejt bashkimit.

“Negociatat me aleatët po ecin me integritet. Ka vullnet politik me Partinë Republikane. Po kërkohet një gjuhë, që të shkohet drejt bashkimit. Vlerësoj maksimalisht Agron Dukën”, tha Duma.

Ajo i është përgjigjur edhe pyetjeve për një kandidim të mundshëm të saj për Bashkinë e Tiranës. “Kandidimi im është një vendim në grup. Për kandidimin do jap përgjigje kur të më propozojnë”, ka thënë Duma.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: