Në Spanjë ka bërë bujë lajmi se Antuan Griezman ka arritur akordin me Barcelonën për t’ju bashkuar verën e ardhshme, menjëherë pas përfundimit të Botërorit. “Sport” raporton se mes futbollistit dhe klubit është gjetur marrëveshja dhe në rast se palët do të ndryshojnë mendje deri në verë atëherë do të ketë penalizime.

Mirëpo lajmin e ka bërë të duket si thashethem klubi i Barcelonës i cili duke parë spekulimet është detyruar të mbajë një qëndrim zyrtar për çështjen. Katalanasit kanë mohuar të kenë arritur marrëveshjen me francezin e Atletico Madrid, duke u shprehur se lajme të tilla përkeqësojnë marrëdhëniet me klubin madrilen, për të cilët kanë shumë respekt.

Gjithsesi reagimi i Barcelonës pak është besuar në Spanjë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb