Luis Suarez, sulmuesi i Barcelonës befasoi në fillim të javës duke deklaruar se ekipi katalanas është krenar që do t’i bashkohet Antoine Griezman. Menjëherë pas kësaj deklarate kanë vijuar raportime të reja të cilën e bëjnë të duket çështje kohe transferimin e francezit nga Atletico Madrid te Barcelona.

Së fundmi është madrilenja “AS” ajo që hedh më shumë dritë, duke shkruar se futbollisti ia ka bërë të ditur Simeone-s që në dhjetor se ne fund te sezonit do të bashkohet me katalanasit. Argjentinasi e ka vlerësuar sinqeritetin e 26-vjeçarit dhe ka kërkuar prej tij që të japë maksimumin deri në fund të këtij muaji.

Griezman ka mundësinë më të mirë për t’u larguar nga Atletico me trofe pasi të mërkurën do të luhet finalja e “Europa League” kundër Lyon. Nëse ia del ky do të ishte trofeu i dytë për Antoine Griezmann në këto 3 vite karrierë me Atleticon pasi atij të Superkupës së Spanjës në 2014-ën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb