Atletico Madrid mori një fitore me shumë vështirësi të shtunën kundër Rayo Vallecanos, duke prodhuar si pasojë kritika të shumta për mënyrën e lojës.

Në intervistën pas ndeshjes, Antoine Griezman, autori i goli tre pikësh është shprehur se nuk i intereson loja, por fitorja. “Nuk më intereson nëse njerëzve nuk u ka pëlqyer loja. Ne jemi Atletico, këtu nuk ka lojë të bukur, vetëm pikët kanë rëndësi. Ëndrra ime është të vazhdoj të fitoj sa më shumë në karrierën time, qoftë me Atleticon, apo edhe me Francën.”

Kampioni i Botës me kombëtaren franceze foli gjithashtu dhe për çmimin e Topit të Artë, për të cilin është një nga kandidatët e mundshëm që ta fitojë.

“Topi i Artë vendoset nga njerëz të tjerë. Jam i lumtur që jam një kandidat për fitimin e këtij trofeu, por më duhet të falënderoj dhe shokët e skuadrës në klub e tek Franca, pasi pa ta nuk do të kisha luajtur kurrë kaq mirë”, deklaroi ylli francez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb