“E kam shumë të qartë se ku do të luaj Griezmann sezonin e ardhshëm, e di që në mars, te Barcelona”. Kjo deklaratë e Migeul Angel Gli Marin, drejtori i deleguar i Atletico Madrid, bëri që të gjithë të flasin me siguri për të ardhmen e sulmuesit francez.

Mediat spanjolle i kanë bërë jehonë deklaratës së Gli Marin, por në Britani kanë një tjetër version. Asgjë nuk është mbyllur për sa i përket se ku do të luaj Griezmann sezonin e ardhshëm, për më tepër që Barcelona ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare në dyert e Atleticos, thjeshtë kanë marrë premtimin nga klubi por gjërat mund të ndryshojnë shume dhe shpejt përballë një ofertë të fundit të ardhur nga Man.United.

Sipas “The Sun”, “djajtë e kuq” janë të gatshëm të investoj 95 milion paund për të blerë kartonin e biondit francez. Akoma dhe më joshëse është oferta e tyre për kampionin e botës, 500 mijë euro në javë, një ofertë e parezistueshme për të dy palët si për Atleticon ashtu dhe për vetë Griezmann. Përballë këtij fakti, drejtuesit e Barcelonës janë alarmuar pasi jo vetëm Man.United por dhe PSG nuk e ka thënë ende fjalën e fundit për Griezmann.
(BalkanWeb)