Pas publikimit të lajmit se Griezmann do të largohet nga skuadra e Atletiko Madridit shumë ekipe janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e francezit. Në mesin e tyre ishte edhe Manchester City por në një deklaratë  trajneri Pep Guardiola ka mohuar lajmin lojtari se do të blihet nga sheikët.

Francezi do të largohet nga Atletico Madridi në fund të sezonit, ndërsa për të interesohet prej kohësh edhe Barcelona.

“Njerëzit në Barcelonë nuk duhet të shqetësohen. Nuk kemi para dhe nuk do e blejmë Griezman. Gjithmonë e kam përsëritur se i besoj klubit tim. Nëse UEFA vendos se kemi gabuar, atëherë do të dënohemi. E di se njerëzit duan të na gjejnë fajtor, por jemi të pafajshëm derisa të gjenden provat”, është shprehur Guardiola.

UEFA po heton kampionët e Anglisë, por trajneri ka besim absolut te drejtuesit e klubit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb