Të tjera detaje e dëshmi dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë në Divajë, ku burri Hekuran Rrasa vrau bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa, e më pas u vetëvra.

Djali i çiftit Rrasa, Leonard Rrasa, rrëfen për emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, konfliktet mes dy prindërve.

Ai shprehet se ata kishin shumë konflikte dhe grindeshin shumë, por vetëm me fjalë. Sipas tij, babai nuk e kishte dhunuar më parë nënën, duke shtuar se kjo ka qenë arsyeja që gruaja nuk e kishte denoncuar atë, pasi nuk e kishte menduar se do të shkonte situata deri te vrasja, raporton “BalkanWeb”.

Pjesë nga intervista:
Babai ishte i pakënaqur me punët e gruas?
Çfarë kërkonte ai te nëna ime. Ajo bënte vazhdimisht punë, punët e shtëpisë, të bujqësisë.

E mban mend ditën që mami iku nga shtëpia te gjyshi për të mos u kthyer?
Po, e mbaj mend. Mami iku nga shtëpia, më tha mua që nuk do të kthehej më. Qëndroi një javë atje, e mora në telefon dhe i kërkova të kthehej, pasi i thashë se babai më ka premtuar që s’do ta ngacmonte e shante më. Mami nuk e ka denoncuar më parë, pasi nuk mendonte se do të shkonte puna deri në vrasje. Ata kanë pasur konflikte më parë, por babi nuk e ka rrahur. Ata grindeshin me fjalë, por nuk e ka dhunuar nënën.

Çfarë biseduat me babanë para se të kthehej nëna?
Babai nuk ishte i qetë në ato momente, por më tha të shkoja të merrja paketë e të pinim kafe. Para se të ikte mami, ata patën grindje. Pastaj, e mora mamanë pas një jave dhe i thashë babait që s’do ta prekte më.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb