Albert Troci, Mjek, nëpërmjet lidhjes SKYPE në emisionin “Open” në News24 foli për situatën gripale në Itali.

Troci u shpreh se situata në Itali është nën kontroll dhe se publikimi i të dhënave lidhur me Covid bëhet një herë në javë në mënyrë të përmbledhur në mënyrë për të mos frikësuar qytetarët.

Po ashtu i ftuar është dhe mjeku imunolog Genc Sulçebe, i cili foli për situatën gripale në Shqipëri. Ai u shpreh se ky variant është më ngjitësi dhe simptomat janë të ngjashme me Omicron, teksa ka shtuar se mbrojtja më e mirë është ajo e vaksinimit.

 

Pjesë nga biseda në studio:

Troci: Në Itali, situata është natyrale. Është nën kontroll nga Covid. Mund të themi që s’kemi presion nga numri i të shtruarve apo dhe nga vdekjet nga Covid. Ne mund të themi që jemi të qetë, nuk kemi të dhëna për të tmerruar popullatën. Dhe tashmë në Itali statistikat jepen njëherë në javë dhe i përmbledhur. Siç na sugjeroi OBSH që politika duhet të jetë më e kujdesshme dhe të gjurmojnë sëmundjet. Në mënyrë që të mos mbetemi si para tre vitesh pa armë në dorë, Ashtu siç po ndodh në Kinë.

Sulçebe: Është varianti më ngjitës. Simptomat janë të ngjashme me të Omiocron. Ka një kohë intubacioni jo më shumë se katër ditë dhe jep shenjat e zakonshëm të gripit. Tashmë shumica e popullatës ose e kanë kaluar infeksionin ose janë vaksinuar, ai nuk shkon më tej. Antitrupat tregojnë se kemi imunitet. Problemi është për individët me imunitet të dobët, si të moshuarit de, fëmijët dhe ata që janë nën shoqërinë e një sëmundjeje. Për ta rekomandohet vaksinimi. Ka skepticizëm për dozën përforcuese. Nuk do përfundojmë në spital. Tre vaksina do ishin më mirë. Po kaluan 6 muaj nga doza e tretë e vaksinimit duhet bërë sërish. Vaksinimi mbetet e vetmja mënyrë për të parandaluar infektimet.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb