LSI ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar për gripin e shpendëve që ka rënë kohët e fundit në disa pulari të vendit. Në një dalje për mediat, Roni Telegrafi, ish-zëvendësministër i Bujqësisë pohoi se përhapja e gripit ka sjellë dëme të mëdha ekonomike dhe se rrezikon dëmtimin e shëndetit publik.

Mes të tjerash LSI theksoi se “shkaku i vërtetë i pirgjeve me pula të ngordhura është mos veprimi i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe rezultati i dyshimtë i testeve nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.”.

DEKLARATA E LSI
Jemi sot këtu si pasojë e një përhapje dramatike dhe të paprecedentë të Gripit të Shpendëve kohëve të fundit.
2- Përhapje që ka sjellë dëme të skajshme në ekonomi dhe që ka rrezikuar rëndë shëndetin publik.
3-Megjithëse në vetëvete përhapja e Gripit të Shpendëve konsiderohet një fatkeqësi natyrore, është keqmenaxhimi nga institucionet publike ai që ka sjellë përkeqësimin e panevojshëm të kësaj krizë.
4- Ne besojmë se shkaku i vërtetë i pirgjeve me pula të ngordhura është mos veprimi i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe rezultati i dyshimtë i testeve nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.


5-Për këtë arsye I bëjmë thirrje organeve të posaçme të drejtësisë të hetojnë sa më parë mosveprimin e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë.
6-Gjithashtu, kërkojmë hetimin e procesit të analizimit të 60 kampionëve, të cilët, çuditërisht nuk rezultuan me Grip shpendësh por me Laringotrakeid.
7-Rrethanat e menaxhimit të Gripit të Shpendëve nga organet përkatëse, ngrenë dyshimet e arsyeshme së mosreagimi dhe rezultatet e testeve, në rastin më të mirë, janë produkt paaftësie dhe në rastin më të keq, produkt korruptiv.
8-Teksa liqeni i Prespës mbushej me pelikan të ngordhur nga Gripi i Shpendëve, institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë zgjodhën të mos reagojnë, pasi mesa duket, për ta rreziku nuk ekzistonte.
9- Akoma më absurd dhe i dyshimtë mbetet njoftimi I Ministrisë së Bujqësisë i datës 17 Mars. Ku nga njëra anë minsitria njoftonte publikun për 200 mijë pula të ngordhura dhe nga ana tjetër siguronte konsumatorët se nuk kishte asnjë rast të shfaqur të Gripit të Shpendëve.
10-Vetëm një hetim i thelluar nga Organet e Drejtësisë mund të na japë përgjigje shteruese nëse dëmi ishte shkaktuar nga Gripi i Shpendëve është rezultati pa aftësi institucionale apo i korrupsionit pasiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: