Zv/Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci informoi sot për situatën e gripit të shpendëve në vend.

Ajo tha se gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë të konstatuar në kontrollet tona apo raportuar në numrin e gjelbër.

Aktualisht:
· po respektohen procedurat e shuarjes së vatrës,
· po kryhet tamponimi i zonës sipas niveleve të rrezes,
· po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonës,
· është siguruar baza materiale e ajo mbrojtëse për veterinerët.

Në të gjithë territorin e vendit deri mbrëmë në darkë kemi 382, 672 shpendë të ngordhur. Vazhdon procesi për eliminimin dhe asgjësimin e kafshëve që po ngordhin.
Veterinerët zyrtarë të AKVMB kanë kryer vizita e kontrolle në të gjithë 63 stabilimentet shpendrritëse dhe deri tani nuk ka raste të dyshuara.

Nga kontrollet zyrtare në komplekset intensive të mbarështimit të shpendëve me drejtim për prodhimtarinë e mishit, rezultatet tregojnë se janë të pastra.

Është e rëndësishme për tregtarët dhe publikun që të dihet se është në fuqi Urdhri për marrjen e masave kufizuese për parandalimin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Ky urdhër do të zbatohet në tre qarqet ku është konfirmuar vatra e sëmundjes: Durrës, Dibër Korçë.
Urdhri ndalon shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në këto qarqe si dhe lëvizjen e shpndëve të gjalë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla.

Policia e shtetit, prefektët dhe kryetarët e këtyre 3 bashkive por dhe të gjithë territorit të Shqipërisë janë në bashkëpunim të ngushtë me ne për të ndaluar çdo tentativë të shkeljes së ligjit.

Nga kontrollet e ushtruara nga AKU në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë evituar shkelje.

Nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat i blini nga operatorët e licencuar dhe produktet janë të kontrolluara.
Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius si është dhe procedura normale e gatimit.

Në faqet e ministrisë së bujqësisë, autoritetit kombëtar të ushqimit si dhe të autoritetit kombëtar të veterinarisëmund të gjeni informacionin e nevojshëm në ueb-faqet tona zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb