TIRANE– Pas shqetësimit të ngritur nga Zyra e Veterinarisë në Bashkinë e Fierit për rrezikun e gripit të shpendëve në këtë qark, ka reaguar Ministria e Bujqësisë.

Përmes një deklarate për mediat, nga ky institucion sqarojnë se janë analizuar nga ISUV mostrat e marra, dhe sipas tyre nuk rezulton prania e virusit të gripit të shpendëve.

“ISUV mori mostra dhe i analizoi, rezultuan negative”, thuhet në reagim.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe ISUV, ngordhja e shpendëve në fshatrat Seman dhe Topojë ka ardhur nga infeksionet e zakonshme, dhe “jo virusi i Gripit të Shpendëve”.

“Nuk ka vend për panik, deri tani nuk ka asnjë shenjë të virusit H5N8. Specialistët e veterinarisë në këto momente ndodhen në terren, për të verifikuar situatën”, thuhet më tej në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb