Kongresi i Partisë Socialiste ditën e djeshme nuk ishte angazhimi i vetëm i Kryeministrit Rama.

Në rrjetin social Facebook, kryeministri ka shpërndarë një video të momenteve të djeshme, teksa ka dalë nga Kongresi dhe ka takuar krerë të zhvillimeve bujqësorë, në Panairin e Bujqësisë.

Ndër të tjera, Rama ka prekur problematikën e fermerëve këto kohë, për sa i përket gripit të pulave.

Duke u shprehur se ky grip është i fryrë mediatikisht dhe se nëse nuk do ishin asgjësuar ai do të ishte i gatshëm të konsumonte mishin e tyre.

‘’Duhet të kishit bërë një sgarë këtu që të haja unë dhe ta kuptonin që nuk ka lidhje kjo historia e gripit të pulave me ushqimin. E kanë për taksiratin e vet pulat jo për njeriun. ‘’ – tha Rama duke përcjellë mesazhin se ky grip nuk ka efekt mbi njerëzit por është një sëmundje që prek vetëm pulat

Postimi i plotë i Ramës në Facebook:

“Ishte kënaqësi e veçantë dalja për disa minuta nga salla e Kongresit, për të takuar vetëm disa prej liderëve të zhvillimit bujqësor, të cilët i kam njohur personalisht në rrugën e Rilindjes së Bujqësisë, burra, gra, djem e vajza, që falë edhe mbështetjes nga qeveria, rrisin prodhimet, eksportet, fitimet e tyre të mundimshme, larg nga mediat e nga qyteti, nga rrëmuja e rrëmeti”

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb