Autoritetet holandeze kanë zbuluar një përhapje të atij që dyshojnë se është gripi shumë ngjitës i shpezëve në një fermë në Holandë dhe rreth 168.000 pula do të asgjësohen.

Kështu njoftoi Ministria e Bujqësisë.

Në afërsi të kësaj ferme nuk ka ndonjë fermë tjetër, por atyre që ndodhen brenda rrezes prej 10 kilometrash u është ndaluar transportimi i shpezëve, vezëve dhe mbetjeve të shpezëve për ta parandaluar përhapjen e virusit H5N1, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Qindra mijëra pula, shota, gjela deti dhe dhjetëra zogj të egër janë asgjësuar në Holandë që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes vitin e kaluar, shkruan Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: