GREQI

Pasi Ioannis Lagos, eurodeputeti grek dhe ish- anëtari i Agimit të Artë i cili grisi flamurin turk në Parlamentin Europian ka shkaktuar reagimin e fortë të dy vendeve fqinje Greqisë dhe Turqisë.
Greqia është distancuar menjëherë nga akti i Lagos, duke theksuar se neonazistët flasin vetëm për veten dhe jo në emër të vendit apo kombit.

”Greqia dënon në mënyrë më kategorike çdo veprim të fyerjes së një simboli kombëtar dhe në këtë rast simbolin kombëtar të Turqisë. Veprimet e papranueshme të përfaqësuesve të neo-nazizmit janë një largim nga traditat greke dhe evropiane dhe janë një përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj Agimit të Artë, i cili është në provë, dhe të cilën shoqëria greke e ka hequr nga Parlamenti me votën e saj, “- shkruhej në reagimin e ministrisë së jashtme të Greqisë.

Por Turqia nuk e ka toleruar këtë akt, dhe ministri i saj i jashtëm Mevlut Cavusoglu i ka cilësuar grekët si fëmijë të prishur dhe racistë të Europës.
‘Këto mendje raciste e dinë më mirë se kushdo tjetër si ne i shkatërrojmë dhe i hedhim në det ata që na sulmojnë flamurin tonë të madhërishëm. Fëmijët e prishur të Eurpës duhet ta dinë se ku e kanë vendin. Po presim nga Parlamenti Europian të marrë masa ndaj këtij kllouni”- tha Cavusoglu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb