Në fushën e lojës dhe në financa. Asgjë nuk po shkon sipas planeve dhe përveçëse përballet me ecurinë negative në këtë sezon, klubi kuqezi duhet t’I bëjë llogaritë me bilancin negativ, që kap shifrën historike 146 milion euro. Shumë edhe për parashikimet pesimiste, që prisnin një “gropë” jo më shumë se 90 milion euro.

Ac Milan
Ac Milan

Një situatë aspak e mirë financiare, që pritet të ketë ndikim negativ edhe në të ardhmen sportive. Të sigurta për këtë janë mediat italiane, që shohin zgjidhjen më të shpejtë dhe të detyruar nga Fair-Play Financiar te merkato e dimrit. Kjo do të thotë se për të rregulluar bilancin, Milan duhet të shesë disa prej yjeve të skuadrës, që garantojnë shifra të rëndësishme nga kartonët e tyre. Në këtë mënyrë, në krye të listës kthehet Gigio Donnarumma. Portieri kërkohet prej kohësh nga Paris SG. Por klubi parizien ka edhe një tjetër objektiv në skuadrën milaniste.

Boban Maldini
Boban Maldini

Ai është Lucas Paqueta dhe për shërbimet e mesfushorit brazilian është gati të paguajë 40 milion euro. Po ashtu, në listën e shitjeve të klubit kuqezi është një tjetër lojtar I rëndësishëm si Suso, që gjithashtu mund të sjellë në llogarinë bankare më shumë se 40 milion euro. Të tjetër futbollistë që mund të sakrifikohen janë Romagnoli dhe Kessie, që gjatë merkatos së verës kishin oferta nga skuadra të tjera.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: