Prej katër vitesh Inter e kalon vjeshtën duke parë Champions League nga divani. Zikaltërit e kanë të pamundur të shkojnë më tej duke u ndalur që në fazën e grupeve. E nisin gjithnjë me shumë optimizëm por rrugës shuhen pak nga pak, nga Spalletti tek Conte e për të vijuar me Inzaghi, asgjë nuk ka ndryshuar, të paktën deri më tani. Inzaghi është i detyruar të thyej këtë tabu pasi efektet e një tjetër eliminimi do të ishin fatale.

Internazionale Cinemaapp
Internazionale Cinemaapp

Më shumë se sa prestigji i klubit, problemi i vërtetë është diku tjetër, në këtë mënyrë, pa Champions, Inter humbet rrugës një lum të madh me para. Parat e Champions janë jetike për një klub si Inter, shumë i brishtë financiarisht. Këtë të enjte u bë publike një tjetër fakt, Inter në sezonin 2020/21 ka humbur mbi 200 milionë euro, afërisht po aq sa raporti edhe Juve, minus 209 milionë euro. Nëse nuk dëshirojnë të humbasin të tjerë elementë si Lukaku apo Hakimi, apo të lëvizin pak më lirshëm në merkato, Inter është i detyruar të kalojnë minimalisht fazën e grupeve. Deri më tani situata nuk është shumë premtuese, vetëm një pikë në dy ndeshje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb