Nëntëdhjetë vjeçarja Olha Moliboha dhe vajza e saj arritën të dilnin në kohën e duhur nga qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv.

Menjëherë pasi ato u larguan këtë javë, bombardimet ruse shkatërruan një urë që lidh Chernihiv me kryeqytetin e Ukrainës , Kiev. Zyrtarët lokalë thonë se tani është e pamundur evakuimi i civilëve ose sjellja e furnizimeve humanitare.

Pasi arriti në qytetin lindor polak të Przemysl, Moliboha tha se nuk kishte ujë të rrjedhshëm apo energji elektrike në Chernihiv, por se kjo nuk do t’i ndalonte banorët të mbroheshin.

“Ne do të mbrohemi deri në fund, për sa kohë që jemi gjallë,” tha ajo .

“Ne besojmë se do të fitojmë.” E ulur në një karrige me rrota, me qenin e saj në gjunjë, ajo tha se ukrainasit ishin sulmuar nga “të ashtuquajturit vëllezër, vëllezër më të mëdhenj”.

“Ata na sulmuan dhe na bombarduan. Ata shkatërruan gjithçka në qytetin tonë. Kaq shumë fëmijë kanë vdekur, kaq shumë gra. Të gjitha shtëpitë tona janë shkatërruar, nuk janë më. Nuk kemi ku të jetojmë”, tha ajo e përlotur.

Vajza e Molibohas, Nataliya Lukoshina, shprehu mirënjohjen për vullnetarët që po ndihmojnë në evakuimin e njerëzve nga Ukraina.

“Na nxorën me kolonën e fundit të automjeteve. Të nesërmen ura u shkatërrua, thanë ato, dhe askush nuk mund të nxirret jashtë (nga Chernihiv).” Ka ende fëmijë atje, shumë fëmijë. Nuk e di si do të jetojnë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb