Një nënë e 3 fëmijëve në Britaninë e Madhe ka marrë vëmendjen e mediave për shkak se ka ndihmuar për të shtyrë një kamion qumështi që kishte ngecur në dëborë.

E ashtuquajtura “supergruaja”, është shpërblyer tashmë nga kompania e qumështi, me një vit furnizim falas.

Charlene Leslie, 33 vjeç, u filmua duke shtyrë kamionin gjigant të Grahams në një rrugë të mbuluar me dëborë në Coëdenbeath, Fife, të martën, gjatë stuhisë Darcy.

Punonjësja e supermarketit po shkonte drejt dyqaneve kur pa kamionin e Grahams në telashe dhe i kërkoi një fqinji të shikonte fëmijët e saj ndërsa ajo nxitoi të ndihmonte.

Charlene, e cila ishte me vajzën 10-vjeçare Rihanna dhe Hunter, 2 vjeç, në atë kohë, tha: ‘Unë kurrë nuk do të rri duarkryq kur shoh dikë në telashe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb