Veronika, 10 vjeçe dëshiron që kur të rritet të bëhet mjeke, por këtë 16 shtator nuk ka mundur të shkoj dot në shkollë. Edhe vëllai i saj, dy vite më i vogël Andi, ka dëshirë që bashkë me shokët të ndjek orët e mësimit edhe pse deri më sot ka vetëm çantën bosh.

Pikërisht historia e tyre dhe prindërve ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Dy fëmijët e Artur Bakës nga Levani nuk kanë mundur ta nisin si gjithë bashkëmoshatarët e tyre vitin e ri shkollor, e kjo pasi nëna e tyre i ka braktisur pas divorcit me të atin dhe ky i fundit nuk ka kujdestarinë për të bërë shpërnguljen e fëmijëve pranë shkollës se Levanit, aty ku ata jetojnë prej disa muajsh tashmë. Vetë Arti tregon se fëmijët prej kohësh jetonin vetëm në Patos, pasi nëna e tyre është larguar për në Itali e për më tepër, kjo e fundit nuk kujdesej më për ta. I ndodhur në këto kushte, ai kërkon që fëmijët të fillojnë sa më parë shkollën. Por duket se pengesat ligjore nuk janë të pakta.

Mospasja e kujdestarisë nga ana e të atit dhe mungesa e një prokure nga nëna e fëmijëve, i ka lënë këta të fundit pa shkollë. Për kreun e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Patos, Zamira Velçani edhe pse dëshira për t’i ndihmuar është e madhe, ligji është ai që duhet zbatuar në çdo hallkë të tij. Babai i dy fëmijëve ka bërë edhe denoncimin përkatës në polici dhe çështja pritet t’i kalojë shumë shpejt gjykatës, e vetmja mundësi kjo që Veronika dhe Arti të shkojnë në shkollë, për të mos ju privuar një ndër të drejtat thelbësore, ajo e arsimimit. Ai nuk i mban dot lotët teksa tregon historinë e jetës së tij.

“8 vjet kam ndenjur i martuar me Fatbardhën. U njohëm në një lokal në Fier, pasi ajo punonte si kameriere. Shkova në atë lokal me një kushëririn e saj. Atë kohë isha në gjendje të mirë ekonomike dhe teksa biseduam i tregova planet e mia për të bërë shtëpinë dhe për nisur një jetë. Në fillim mu duk se më pranoi për para por më pas u dashurua me mua. U martuan dhe filluan të jetojnë në shtëpinë e tij në Levan.
Në fakt më donte shumë dhe madje unë e dua akoma e dua po me këtë që bëri që më la ata fëmijë nuk dua ta shoh më. Ajo le të ndahej nga unë se mbaja me zor, por jo të linte fëmijët.
Mendja ku nuk vete, por unë e kuptova diçka që në fillim. Ajo më afroi se kisha lekë, pastaj kur e pa që bëra shtëpinë e mbaroi buxheti sikur u tërhoq, kapej e zihej me mamanë time. Unë i thosha ik tek një shoqe a diku tjetër pastaj kur të vij unë i sqarojmë gjërat. Mamaja e saj na ndau një herë, por u bashkuam prapë.
Nëna e saj nguli këmbë të ndahej me mua se i thoshte që isha dembel dhe nuk punoja, shtëpi nuk ka i thoshte, por unë u largova nga shtëpitë që ajo të mos kishte më debate me nënën time. Ajo në fillim më tha që donte të merrte nënën e saj aty tek shtëpia jonë, unë nuk pranova. Më pas më kërkoi të iknim në Patos, por unë i thashë që kisha 2 prindër të moshuar që kishin nevojë për mua. Por ajo kishte marrë një huq nga mamaja e saj, merrte pinte ilaçe dhe një herë e mora e shpëtova. Ajo për shkak të dy fëmijëve nuk donte të ndahej në fillim ndaj nuk ikte. Ajo ishte dhe pak e vogël dhe nuk mendonte si puna ime. Unë kam qenë 36-37 vjeç kur u martuam ndërsa ajo ishte e vogël. Unë e kam mësuar të lante, të gatuante, të fshinte. Ajo u shtrua shumë bukur në Levan krijoi respekt nga të gjithë njerëzit por sepse mori rrugët as vetë nuk e di”, tregoi babai i dy fëmijëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes por se në një rast e ka qëlluar pasi rrahu vajzën. Sipas tij, debatet ishin me nënën e tij, megjithatë ai thotë se pranoi të dilte me qira që të evitonte këto probleme. Arturi ka bërë 2 vjet burg pasi është denoncuar nga gruaja për dhunë. Ai shpjegon këtë episod.

“Ajo me mua s’kishte asnjë lloj debati me mua, e kishte me nënën time. Ajo zihej gjithmonë me arsyen se nuk donte të jetonte me prindërit e mi, por unë u ndava u largova nga prindërit, ama kur u ndava ndodhi nja hata akoma më e madhe.
Ajo është shprehur dhe vetë, ka thënë mua burri nuk më ka rrahur, por ajo mori një qese me helm, bëri plan të më denonconte, e bëri plan me shoqen.
Mesa kam kuptuar unë, mua më dënuan me burg sepse ajo ka folur shumë keq për mua vetëm se donte të ndahej nga unë. Unë nuk e kam rrahur, por kam gojën pak të keqe sepse e kam sharë. Atë ditë që filloi debati kjo mori çupën dhe e rrahu kot fare sepse në darkë e mori e ëma në telefon dhe ka folur për 15 minuta larg meje. Unë i kam kërkuar falje në burg dhe i kam thënë ‘sido që të vijë puna nga sot e tutje nuk do te ketë më, vetëm për hatër të fëmijëve’, por ajo mori rrugë tjetër, me këtë gabim që ka bërë që ka lënë fëmijët mori fund çdo gjë”, deklaroi i ati i dy fëmijëve.

Ai shpjegoi më tej se Gjykata e ka marrë nga burgu më ka çuar atje për divorcin. “Më kërkoi prokurori të firmosë dokumentin e ndarjes, e lexova dhe e firmosa, më pas prokurori më tha që do të pajtohet gruaja me ty prapë, kjo ishte pas seancës së parë të gjyqit. Ajo më mbante me lajka kot mua se nuk donte të pajtoheshim. Ajo ishte në rrugë të mbaruar, unë e mora e shtrova. Më donte vetëm që të më hante lekët. Gjykata ia la fëmijët nuses, unë nuk kundërtshova, plus tani që donte të ikte në Itali ka firmosur një dokument se nuk do i linte fëmijët për asnjë gjë në botë. Ajo më kërkoi firmën të merrte fëmijët, unë atë firmë nuk ia jepja asaj zonjës sepse ajo ka pësuar dicka që s’dua ta pësojë vajza ime e vogal. Por unë se kam hedhur poshtë. Unë për ata fëmijë kam qarë dy vjet. Në gjykatë nuk më dëgjonin fare”, tha i ati i dy fëmijëve.

Arturi tha se nuk ia jep firmën që fëmijët të ikin jashtë pasi ka frikë për fmëijët. “Le të vijë këtu në Shqipëri të jetojë këtu me fëmijët, në Itali nuk ia lë fëmijët, kan frikë. Me fëmijët ka folur në telefon, flet, ndërsa mua më ofendon.
Në muajin prill ai i ka marrë fëmijët që jetonin me gjyshen dhe tashmë jetojnë me të por nuk mund të shkojnë në shkollë. Arturi kërkon ndihmë dhe asistencë ligjore që të mund të çojë fëmijët në shkollë edhe nëse nuk i jepet e drejta t’i mbajë fëmijët, pasi nëna e tyre tashmë ka nisur një jetë tjetër sipas tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb